AKU kryen 348 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 348 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca Anti-Covid këmbëngul në zbatimin e protokollove të sigurisë në të gjitha bizneset por edhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, si mënyra e vetme për shmangien e përhapjes së  virusit.

Gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi një masë administrative për mos etiketim të produkteve ushqimore në gjuhën shqipe.

Me kërkesë të vetë një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i një sasie prej 33 ton produktesh ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 43 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje specifike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,