Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Task-Forca përveç monitorimit të bizneseve, po vijon çdo ditë edhe monitorimin e të gjitha niveleve të sistemit arsimor për zbatueshmërinë e protokolleve anti-covid.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 16 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mos sistemim të produkteve në ambientet e magazinimit si dhe mungesë të planeve 3D
Me kërkesë të vetë një subjekti është bërë asgjësimi i një sasie prej 38.1 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore.
#BashkëPërSigurinëUshqimore