AKU kryen 324 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 324 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Task-Forca në të gjitha monitorimet vazhdon të këmbëngulë në zbatueshmërinë e protokollit të sigurisë, si mënyra e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve është dhënë ndaj një biznesi masë administrative, për mungesë të etiketimit në gjuhën shqipe, si dhe janë dhënë 7 paralajmërime në biznese të tjera ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, sistemim të produkteve në ambiente prodhimi, si dhe mungesë të planit 3D.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 19 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU vazhdon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,