Mbarëvajtja e Vitit të Ri Shkollor, AKU kryen 1375 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim mbarëvajtjen e vitit shkollor 2020-2021, në garantim të sigurisë ushqimore, por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid ka kryer 1375 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në biznese ushqimore (si piceri, byrektore, fast-food, markete), që ushtrojnë aktivitete në afërsi dhe brenda institucioneve arsimore.

Përkatësisht subjekte ku përfshihen grupe të veçanta si çerdhe, kopshte dhe shkolla në kuzhinat dhe magazinat përkatëse gjatë periudhës 3-17 shtator 2020.

Gjatë inspektimeve dhe monitorimeve është vërejtur që zbatohen protokollet e sigurisë anticovid-19, por përsa i përket garantimit të sigurisë ushqimore janë dhënë në rang vendi 96 paralajmërime, kryesisht nëpër biznese që ushtrojnë aktivitetin pranë këtyre institucioneve për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave bakteriale të ujit, sistemimit të ambienteve dhe mungesa e planit 3D.

Gjithashtu, nëpër subjektet që ushtrojnë aktivitetin afër dhe brenda institucioneve arsimore janë marrë mostra për vlerësimin e komponentëve polare të vajit për skuqje, të cilat kanë rezultuar brenda normave të lejuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,