Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimin dhe monitorimin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Taks-Forca vazhdon me monitorimet në çdo biznes, në zbatimin me përpikmëri të protokolleve të sigurisë
Gjatë inspektimeve është dhënë një masë administrative për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe mungesë të gjurmueshmërisë të produkteve ushqimore.
Me kërkesë të vetë subjektit është asgjësuar një sasi prej 3.5 ton produkte ushqimore.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 16 mostra në monitorim të qumështit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore.
#BashkëpërSigurinëUshqimore