Trupat inspektuese të AKU kanë kryer gjatë ditës së sotme 384 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Grupet e Task-Forcës këmbëngulin pa asnjë tolerancë në plotësimin me përpikmëri të Protokolleve të sigurisë për mospërhapjen e Covid-19.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 25 masa paralajmëruese në biznese, në vijim për mos pajisje me librezë shëndetësore, ambiente të magazinës të pasistemuara, mungesë ventilimi, rinovim të analizave të ujit etj..
Bazuar në Planin e Marrjes së Mostrave janë marrë 31 mostra në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
AKU është e pranishme çdo ditë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëPërSigurinëUshqimore