Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në gjithë vendin inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Monitorimet e Task-Forcës vijojnë me intensitet në përpjekje për të sensibilizuar ,por edhe mos toleruar asnjë subjekt në moszbatimin e protokolleve të sigurisë Anti-Covid.
Gjatë inspektimeve janë dhënë 20 masa me paralajmërim në biznese ushqimore, të cilat nuk kanë pasur të rinovuara librezat shëndetësore, analizat e ujit dhe Planet 3D.
Me kërkesë të vetë subjektit është kontrolluar nga trupa inspektuese e AKU-së pajisja me etiketë në gjuhën shqipe e një sasie prej 0.45 ton produkte ushqimore, të bllokuara më parë nga AKU, për mungesë etiketimi në gjuhën shqipe. Për pasojë është bërë edhe zhbllokimi i kësaj sasie.
Gjithashtu po me kërkesë të një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i një sasie prej 91.031 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.
Bazuar në Planin e Marrjes së mostrave janë marrë 45 mostra për monitorim të qumështit në analizimin e ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.
AKU do të vazhdojë pandërprerë punën në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëPërSigurinëUshqimore