AKU kryen 401 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vazhduar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Monitorimi i Task-Forcës vijon me të njëjtin intensitet, duke mos toleruar asnjë biznes në mosplotësimin e protokolleve të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Gjatë inspektimeve është marë një masë administrative ndaj një biznesi për mungesë të implementimit të sistemit HACCP.

Janë dhënë 24 paralajmërime në biznese ushqimore për mungesë kryesisht të rinovimit të librezave shëndetësore, higjenizimin e ambienteve, rinovimin e analizave të ujit dhe mungesë të planit 3D.

Me kërkesë të vetë një subjekti është bërë asgjësimi i 1.3 ton speca me ajkë për afat të kaluar përdorimi të produktit.

Referuar Planit të Marjes së Mostrave janë marë 64 mostra për analizim të ngarkesave mikrobike dhe qelizave somatike.

AKU do të vijojë pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,