Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 220 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Në çdo monitorim nga Task-Forca vijon të kërkohet zbatimi i protokolleve të sigurisë, dhe masat e nevojshme kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.
Gjatë inspektimeve është vendosur 1 masë administrative në një operator të biznesit ushqimor për mosplotësim të detyrëve të lëna nga inspektimi i mëparshëm.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 47 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
#BashkëPërSigurinëUshqimore