AKU kryen 353 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vazhduar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Këmbëngulet në çdo monitorim të Task-Forcës që të zbatohet protokolli i sigurisë nëpër biznese, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë disa masa administrative me paralajmërim, për mungesë të rinovimit të analizave të ujit, të librezave shëndetësore, si dhe mungesë të Planit 3D.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 59 mostra në monitorim të qumështit dhe në fruta -perime për analizim të mbetjeve pesticide.

AKU vijon punën pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,