AKU kryen 652 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vazhduar punën e tyre në të gjithë vendin në inspektime dhe monitorime si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.

Protokolli i Sigurisë kundër përhapjes së sëmundjes Covid-19 duhet rigorozisht të zbatohet nga të gjitha bizneset. Taks-Forca Anti-Covid këmbëngul në çdo monitorim për higjenizimin e ambienteve, mbajtjen e maskave dhe ruajtjen e distancave fizike të blerësve.

Gjatë inspektime është dhënë një masë administrative në një subjekt ushqimor për mungesë gjurmueshmërie.

Me kërkesë të dy subjekteve janë asgjësuar një sasi prej 19035 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi, po me kërkesë të vet, në një magazinë ushqimore janë asgjësuar 41375 kg fruta-perime të papërshtatshme për konsum.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 50 mostra kryesisht për monitorim të qumështit, por edhe produkteve të mishit.

AKU vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,