AKU kryen 506 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.

Kërkohet vëmendje e shtuar ndaj çdo biznesi në monitorime që të respektohet i plotë protokolli në mbrojtje kundër përhapjes së sëmundjes të Covid-19.

Në inspektime janë dhënë dy masa administrative në dy subjekte, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore, si dhe për mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 33 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

AKU do vijojë të jetë pandalshëm në terren në mbrojtje të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve!

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,