AKU kryen 459  inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer edhe gjatë ditës së sotme inspektime në garantim të sigurisë ushqimore dhe si pjesë e Taks-Forcës anti-Covid.

Në çdo monitorim kërkohet vëmendje e shtuar në të gjitha bizneset që të zbatohet protokolli i sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimeve është bllokuar një sasi prej 100 kg djathë me destinacion asgjësimin, pas rezultatit pozitiv me E. Coli.

Ndaj një subjekti që tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare i është bllokuar një sasi mishi prej 10 kg dhe rrjedhimisht është vendosur dhe masë administrative.

Është bërë asgjësimi  i një sasie prej 22.3 ton produktesh ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.

Janë dhënë  9  paralajmërime në disa biznese për higjienizim të ambienteve të punës, rinovim të librezës së ujit, rinovim  të librezës shëndetësore etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë  24  mostra për monitorim të qumështit në fruta-perime për mbetje pesticidesh dhe në molusqe.

AKU vijon të jetë pandërprerë në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme