Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin në kuadër edhe të Taks-Forcës Anti -Covid.
Kërkohet vëmendje maksimale nga bizneset që të zbatohet përpikmërisht protokolli i sigurisë kundër përhapjes së Covid -19.
Nga kontrollet e kryera janë dhënë masa administrative me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezave shëndetësore, librezave të ujit, Planit 3D etj.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 38 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.
AKU do të vijojë të qëndrojë intensivisht në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.
#BashkëPërSigurinëUshqimore