Drejtori i Përgjithshëm i AKU ndjek nga afër monitorimin e trupës inspektuese si pjesë e task forcës anti-COVID

Në kuadër të masave kundër COVID-19, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), gjatë ditës së sotme, ka kryer kontrolle dhe ka monitoruar nga afër shërbimin në furrat e bukës në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU- së, Z. Robert Lili, në një deklaratë për mediat, u shpreh se gjatë periudhës së pandemisë janë kryer 19 mijë inspektime, ku janë marrë masa administrative përkatëse për të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU) në shkelje të kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore. Gjithashtu, Z. Lili theksoi se dominojnë masat paralajmëruese dhe këshilluese për subjektet ushqimore, ndërsa janë marrë 80 masa administrative gjobë me vlerën nga 50,000 deri 300,000 lekë, si dhe janë mbyllur aktivitet e 7 subjekteve ushqimore që cënonin rëndë sigurinë ushqimore.

Sipas Drejtorit të Përgjithshemëm të AKU-së është e ndaluar rreptësisht që të shërbehet në bare dhe restorante brenda ambjenteve. Gjithashtu, me hapjen e sezonit turistik, AKU tashmë do jetë e pranishme në terren për të kontrolluar të gjitha pikat ushqimore, baret dhe restorantet.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë shkelje ligjore me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sadopak sigurinë ushqimore.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

 

https://www.youtube.com/watch?v=l-KqXRqNqtc&feature=youtu.be

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,