AKU bllokon 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve të ndaluara në vendin tonë

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë referuar indicios së marrë nga Policia Kufitare, ka bllokuar 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve (Sunfire 240SC, Sedlene Fuerte), të cilat i përkisnin pasagjerit të linjës Vlorë-Brindisi me iniciale V.A. i cili u ndalua nga Policia kufitare.

Këto produkte të cilat u tentuan të futen në vendin tonë, nuk bënin pjesë në listën e Pesticideve të lejuara, të miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Referuar shkeljeve të konstatuara çështja i kaloi për ndjekje të mëtejshme Krimit Ekonomik dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë shkelje ligjore me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sadopak sigurinë ushqimore.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,