Intervista e DP të AKU- së, Z. Robert Lili, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë Ushqimore

 

Në kuadrin e Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit II, me datë 07 Qershor 2020, Drejtori i Përgjithshëm i AKU- së, Z. Robert Lili, në një prononcim të dhënë për median EuroNews Albania, ka theksuar, ndër të tjera, se fokusi i punës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) është në ndërgjegjësimin e Konsumatorit dhe Operatorëve të Biznesit Ushqimor (OBU), punë e reflektuar në uljen e masave administrative “Gjobë” dhe rritje e masave administrative “Paralajmërim”, si dhe informimin e subjekteve ushqimore për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore. Vetëm gjatë periudhës së tremujorit të fundit, nga trupat inspektuese të AKU- së në gjithë vendin, janë marrë 19 masa administrative “Gjobë” dhe 79 masa administrative “Paralajmërim”.

Caktimi i Ditës së Sigurisë së Ushqimit është cilësuar në kuadrin e dhënies së rëndësisë së duhur këtij sektori jetik për vendin. Z. Lili është shprehur mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm me partnerët europian (EFSA, FAO, WHO), në kuadër të asistencës së këtyre të fundit në rritjen e nivelit të sigurisë ushqimore në vend, duke iu përafruar standardeve europiane.

DP i institucionit të sigurisë ushqimore në vend, gjatë kësaj interviste, një vëmendje të veçantë i ka kushtuar punës së kryer në terren (mbi 14,405 inspektime në OBU) nga trupat inspektuese të AKU- së, si pjesë e Task- Forcës së ngritur nën drejtimin e Kryeministrit, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, në kuadër të monitorimit në terren të sigurisë së produkteve ushqimore dhe masave të marra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe është vërejtur një rritje në statistikës së asgjësimit të produkteve ushqimore të pasigurta me kërkesë të vetë subjekteve ushqimore, si një tregues i ndërgjegjësimit në rritje të OBU- ve.

Z. Lili është shprehur mbi një rritje të standardit të sigurisë së produkteve ushqimore vendase, të destinuara përtej tregut vendas, në tregjet e rajonit dhe europiane. Në zbatimin rigoroz të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve të Pesticideve, vetëm gjatë periudhës së tremujorit të fundit, janë marrë 457 mostra produktesh bujqësore për analizim laboratorik, nga të cilat, vetëm 2 prej tyre kanë rezultuar me ngarkesë pesticide mbi normën e lejuar, për të cilat janë marrë masat e duhura administrative, të ndjekuar nga bllokim dhe monitorimi i vazhdueshëm i fermave bujqësore dhe prodhuese.

Një falenderim i veçantë është drejtuar ndaj konsumatorit të ndërgjegjësuar, i cili adreson ankesat mbi abuzimet ndaj sigurisë ushqimore në e-mailin zyrtar të institucionit (info@aku.gov.al), duke i cilësuar si partnerë të rëndësishëm të punës së përditshme të AKU- së. Z. Lili ka ndarë me publikun një fakt të rëndësishëm, tregues i ndërgjegjësimit të konsumatorit shqiptar: në nëntor të vitit të kaluar, nga sondazhi i EFSA- s i shtrirë edhe në vendet kandidate për BE- në, ndër të cilat edhe Shqipëria, rezultoi se 60 % e konsumatorëve shqiptar kërkojnë që të blejnë produkte ushqimore të sigurta dhe është janë të interesuar për përmbajtjen e etiketës së produkteve ushqimore, statistikë më e lartë se konsumatori i BE- së.

#BashkëPërSigurinëUshqimore 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,