Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore 2020

Siguria ushqimore, çështje e të gjithëve

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore, për herë të dytë festohet më 7 Qershor 2020 dhe synon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë aktivitete për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e sëmundjeve që derivojnë nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, aksesin në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) , në bashkëpunim me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), nën fushatën me temë “Siguria ushqimore, çështje e të gjithëve” dhe Autoritetin Europian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), promovon ndërgjegjësimin global për sigurinë ushqimore dhe i bëjnë thirrje vendeve dhe vendim-marrësve, sektorit privat, shoqërisë civile, organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe publikut të gjerë që të ndërmarrin nisma.

Siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët ndërmjet qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve. Të gjithë kanë një rol për të luajtur nga ferma në tavolinë për të siguruar që ushqimi që konsumojmë është i sigurtë dhe nuk do të shkaktojë dëme në shëndet.

Mesazhet që përçohen :

1 – Sigurohu që është i sigurtë – Qeveria siguron ushqim të sigurtë dhe të ushqyeshëm për të gjithë;

2 – Rriteni të sigurtë – Bujqësia dhe prodhuesit ushqimorë është e nevojshme të adoptojnë praktika të mira;

3 – Mbajeni të sigurtë – Operatorët e biznesit duhet të sigurohen që ushqimi është i sigurtë;

4 – Hani të sigurtë – Të gjithë konsumatorët kanë të drejtën e ushqimit të sigurtë dhe të shëndetshëm;

5 – Bashkohuni për sigurinë – Siguria ushqimore është një përgjegjësi e përbashkët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,