Trupat inspektuese kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, inspektimin dhe monitorimin në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19
Janë dhënë 2 masa administrative, njëra për arsye të tregtimit të mishit pa vulë në një subjekt ku janë sekuestruar edhe 38.5 kg mish, si edhe në një tjetër subjekt u vendos masë administrative për analiza jokonform të farës së misrit.
Janë asgjësuar 19.065 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si edhe janë marrë 32 mostra për analizim në të gjithë vendin.
Nga trupat inspektuese të AKU ka vijuar këshillimi dhe orientimi në të gjithë subjektet përpunuese dhe tregtuese me qëllim forcimin e kushteve të sigurisë ushqimore.