AKU kontrolle dhe monitorime në të githë vendin, 2 “gjoba” në Tiranë dhe “paralajmërime” në Fier

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Janë kryer 410 kontrolle zyrtare dhe monitorime,
Gjatë inspektimeve të kryera në Tiranë, janë dhënë 2 masa administrative “gjobë” në dy furra buke në vlerën e 100,000 lekëve, janë dhënë 3 masa administrative “paralajmërim”, është bërë një “asgjësim” në masën e 35 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit, si edhe është bërë një “bllokim aktiviteti” në një subjekt deri në në pajisjen e tij me Nipt.

Në Fier janë dhënë 6 masa administrative me “paralajmërim” në subjekte për mosrinovim të librezës shëndetësore, mos rinovim të Planit DDD, dhe për mungesë të analizës së ujit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,