Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Taks Forcës për masat e marra kundër përhapjes së COVID-19.
Janë kryer 344 kontrolle zyrtare dhe monitorime,
Gjatë kontrolleve në Tiranë është dhënë 1 masë administrative “paralajmërim” dhe një masë administrative “gjobë” për moszbatim të detyrave të lëna në vlerën e 10.000 lekëve.
Në Berat është dhënë masë administrative me “gjobë” për tregëtim të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum.
Ndërsa në Fier 1 subjekt me aktivitet “Import export fruta perime” nuk u pajis me certifikatë pasi nuk plotesonte kushtet dhe standardet e kërkuara nga AKU.
Gjatë monitorimeve në Shkodër dhe Vlorë janë bërë këshillime dhe lënë detyra ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë pasur të plotësuara protokollet e sigurisë, si mungesën e sinjalistikës për distancimin fizik, mungesën e xhamit mbrojtës apo edhe afishim posterash.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.