Veprimtaria ditore inspektuese e AKU, masa administrative tregjeve të fruta-perimeve në Fier, furrave të bukës në Tiranë dhe bllokim i produkteve me etiketë të falsifikuar në Vlorë

 

AKU vijon inspektimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme, trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si edhe monitorime apo këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID-19. Veprimtaria inspektuese ditore e AKU, si më poshtë vijon:

  • 95 monitorime dhe kontrolle zyrtare të kryera; si dhe
  • Masa administrative të marra: “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë për 4 subjekte me aktivitet “Njësi tregtimi e fruta-perimeve” në Fier, për mosrespektim të aktit normativ, në mungesë të masave mbrojtëse (maska, doreza, dezinfektantë) dhe mosafishim të planit të masave, si dhe “Paralajmërim” për 7 subjekte me aktivitet “Furrë buke”, në Tiranë.

Në Qarkun e Vlorës, në bashkëpunim me organet kompetente të Policisë së Shtetit, janë bllokuar produkte ushqimore me etiketë të falsifikuar. Përkatësisht, në 3 subjekte është bërë bllokim i produkteve ushqimore me etiketë të falsifikuar, si provë për organet hetimore dhe kthimi i tyre në origjinë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet duke mos lejuar asnjë tentativë abuzimi, si dhe ju bën thirrje të vazhdueshme të gjithë Operatorëve të Biznesit Ushqimor për zbatim rigoroz të të gjitha masave të marra nga Qeveria për shmangien e përhapjes së COVID-19 .

Së bashku, do t’ ia dalim!

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,