DENONCO

Sfida për sigurinë ushqimore shpesh has në pengesa dhe tentativa të vazhdueshme për të përfituar në kurriz të konsumatorëve. Raste korrupsioni, tregtim të produkteve të skaduara dhe në kushte të papërshtatshme janë disa nga shumë shkelje që “JU” mund t’i vëreni çdo ditë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit krahas punës së pandalur çdo ditë të javës, ka nevojë edhe për “JU”, bashkëpunimin tuaj, ndaj të qënit pjesë e një sfide që prek secilin prej nesh do t’a bëjë sigurinë ushqimore edhe më të fortë.

Shumë raste të publikuara në web dhe media për ndëshkimin e subjekteve që kanë abuzuar apo tentonin të abuzonin në dëm të shëndetit të konsumatorëve kanë ardhur si fryt i bashkëpunimit të suksesshëm Qytetar-AKU. Ju keni mundësinë të denonconi aktet korruptive apo sjelljet jo etike të punonjësve, shkeljet e çdo subjekti që kërkon rritje të përfitimeve në dëm të interesit të përbashkët për sigurinë ushqimore.

Rubrika “Denonco” është hapsira për të gjithë konsumatorët e përgjegjshëm që kërkojnë t’i shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të sigurisë ushqimore në vend. 

Kontributi juaj është tepër i vlefshëm që në këtë sfidë të mos jemi vetëm, por bashkë edhe më të fortë.

“Denonconi” në:

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    | 08007575 (pa pagesë)    |    Tel: 042254052

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme