DRAKU Tiranë bllokon 86 kg mish të pasigurt dhe gjobit me 600,000 lekë 4 tregje të hapura

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë kësaj fundjave, ka ushtruar një sërë kontrollesh në tregun e Bashkisë së Rrogozhinës dhe në subjektet/individët që tregtojnë në ambiente të hapura, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndëshkimin e çdo kundravajtjeje ligjore që shkon në dëm të shëndetit dhe interesit të konsumatorëve.

Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë u konstatuan në kushtet e flagrancës 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

Në subjektet/individët I.D., A.D., D.C., A.V., me aktivitet “Tregtim mishi në ambient të hapur” u konstatua se tregtohej produkti “mish”në ambiente të hapura (rrugë) në mungesë të kushteve higjeno-sanitare, i pavulosur dhe nuk shoqërohej me certifikatë veterinare therje.
Për shkeljet e konstatuar,  trupa inspektuese për këto subjekte/individë mori masat e përmbledhura si më poshtë:

  • Gjobë me vlerën 150,000 lekë (për secilin subjekt) për tregtim të produktit “mish” në ambiente të hapura në mungesë të kushteve higjeno-sanitare (600,000 lekë në total),
  • Për tregtim të produktit “mish” pa vulë dhe të pashoqëruar me certifikatë veterinare therje u bllokuaasia prej 86 kg mish qingji dhe dele, i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkeljeje apo abuzimi, duke bërë të mundur në këtë mënyrë përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,