Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme në të gjithë vendin në kuadër të planit të monitorimit dhe informacionit të ardhur në platformën e komunikimit nga qytetarët e përgjegjshëm që bashkëpunojnë për sfidën e përbashkët të sigurisë ushqimore duke denoncuar çdo rast shkeljeje ligjore, ka ushtruar një sërë kontrollesh zyrtare në Operatorët e Biznesi Ushqimor me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Drejtoria Rajonale e AKU Fier gjatë këtyre ditëve (21-23 tetor) ka kryer një sërë kontrollesh të përmbledhura si më poshte:
📌Janë kryer 30 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);
📌Janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike;
📌Janë vendosur 8 masa administrative “Paralajmërim” dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera;
📌Masat administrative i referohen shkeljeve ligjore që lidhen me: Rinovimin e analizave të ujit, rinovimin e librezave shëndetësore të punonjësve, rinovimin e planit DDD, ndarjen korrekte të produkteve ushqimore nga ato industriale, mungesa e ujit të ngrohtë etj.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhë kërkon kontributin e gjithësecilit! “Denonco” është rubrika ku secili prej nesh mund të denoncojë çdo cënim të sigurisë ushqimore, shkelje ligjore apo raste korruptive që cënojnë interesin e përbashkët. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052