Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon për çdo ditë 🗓kontrollet rigoroze në të gjithë zinxhirin ushqimor në kuadër të vijimit të garantimit të sigurisë ushqimore, shmangien e praktikave të mashtrimit ushqimor të cilat tentojnë të cënojnë shëndetin dhe interesin e konsumatorëve dhe vënien e shkelësve përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjatë javës së shkuar (14-20 tetor 2019) Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër ka kryer një sërë kontrollesh zyrtare të cilat përmblidhen si mëposhtë:
- Janë kryer 26 kontrolle zyrtare në terren dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);
- Janë marrë 32 mostra për kryerjen e analizave laboratorike, nga të cilat 29 mostra janë nga sektorët e inspektimit në terren dhe 3 mostra janë nga sektorët e inspektimit në PIK H. Hotit;
- Janë vendosur 5 masa administrative “Paralajmërim” dhe korrigjimi I mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera;
- Janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerë 110,000 lekë;
- Masat administrative i referohen shkeljeve ligjore që lidhen me: Mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mosrealizimin e detyrave të lënë nga inspektimet paraardhëse, mungesën e analizave të ujit, mungesën e librezave shëndetësore të punonjësve etj;
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim mbrojtjen e shëndëtit të konsumatorevë dhe mbajtjen pastër të tregut nga produkte të papërshtatshme për konsum human.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhë kërkon kontributin e gjithësecilit prej nesh, denonconi çdo shkelje ligjore që konstatoni, çdo produkt të pasigurt apo rast korrupsioni në kontaktet e mëposhtme:
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052