Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze për të monitoruar zbatimin e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor, në funksion të garantimit të Sigurisë Ushqimore dhe mbrojtes së shëndetit dhe interesit të konsumatorëve.
Nga Drejtoria Rajonale Tiranë, gjatë ditës së premte (datë 18.10.2019), është realizuar veprimtaria inspektuese e mëposhtme:
Janë kryer 27 kontrolle zyrtare tek Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve),
Janë vendosur 10 masa administrative “Paralajmërim”,
Është vendosur 1 masë administrative “Gjobë” me vlerën totale 200,000 lekë,
Është vendosur masa administrative “Bllokim produkti” për 15.8 ton produkt “farë gruri” konstatuar e pasigurt.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon intensifikimin e kontrolleve zyrtare të Sigurisë Ushqimore për të parandaluar çdo praktikë abuzive në dëm të shëndetit konsumatorëve. Ndaj ju bën thirrje dhe nxit çdo formë bashkëpunimi me konsumatorët në kontaktet e vëna në dispozicion, në kuadër të sfidës së përbashkët të Sigurisë Ushqimore.