Veprimtaria Javore e AKU (11-17 Tetor 2019)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit si dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

 

  • Janë realizuar 1,915 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;

 

  • Ndër të cilat ne terren janë: 422 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 149 inspektime të paprogramuara sipas kërkesave për efekt të licencimit (ku evidentohen restorante, markete, supermarkete, thertore), asgjësimit të produkteve, ri-inspektimit, si dhe janë marrë në total 180 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 401 tregues analitik, nga të cilat 2 kanë rezultuar jokonform;

 

  • Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1,345 ngarkesa, duke marrë 62 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform;

 

  • Janë vendosur: i) 109 masa administrative “Paralajmërim”; ii) 13 masa administrative “Gjobë” me vlerë 1,670,000 lekë; iii) 1 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit; iv) masë administrative “bllokim produkti” për 0.1 ton (pije freskuese, ëmbëlsira, patetina, komposto, nënprodukte mishi, produkte të mbrojtjes së bimëve etj); v) masë administrative “asgjesim produkti” për 16.3 ton (pije freskuese, kafe, çaj, aditivë ushqimorë, produkte të ndryshme ushqimore etj);

 

  • Janë adresuar 19 kërkesa për notifikimin e 169 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 117 etiketa, ndërsa 52 etiketa janë kthyer për korrigjim;

 

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 6 raste denoncimi nga qytetarët.

 

 

 

 

 

 

 

Siguria Ushqimore është sfidë e përbashkët për të cilën nevojitet kontributi i gjithësecilit!

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

   info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575  (pa pagesë)    |    tel: 042254052

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,