Përmbledhje e veprimtarisë javore (04-10 Tetor)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit, si dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kësaji jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

  • Janë realizuar 1,832 kontrolle zyrtare në total, nga të cilat:
  1. 603 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor, nga të cilat 397 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 206 inspektime të paprogramuara sipas kërkesave për efekt të licencimit (ku evidentohen restorante, markete, supermarkete, furra buke, thertore), asgjësimit të produkteve, ri-inspektimit, duke marrë në total 176 mostra zyrtare për të  realizuar analiza laboratorike për 190 tregues analitik, nga të cilat 3 kanë rezultuar jokonform, dhe
  2. 1,229 ngarkesa të kontrolluara në Pikat e Inspektimit Kufitar, duke marrë 35 mostra zyrtare për të realizuar analiza laboratorike, nga të cilat 1 ka rezultuar jokonform, për të cilën është marrë masa administrative “Kthimit në vendin e origjinës”.
  • Janë vendosur masat administrative si në vijim:
  1. 128 masa administrative “Paralajmërim”,
  2. 13 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 2,080,000 lekë,
  3. 3 masa administrative “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit,
  4. masa administrative “Bllokim produkti” për 300 kokrra vezë dhe 0.45 ton (pije freskuese, ëmbëlsira, patetina, komposto, nënprodukte mishi etj),
  5. masa administrative “Asgjësim produkti” për 19.96 ton (pije freskuese, ëmbëlsira, aditivë ushqimorë etj), si dhe
  6. masa administrative “Kthim në vendin e origjinës” për 22.648 ton mish viçi.
  • Janë adresuar 21 kërkesa për notifikimin e 199 etiketave, nga të cilat, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore:
  1. 120 etiketa janë miratuar, ndërsa
  2. 79 etiketa janë kthyer për korrigjim.
  • Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet Email-it zyrtar info@aku.gov.al, Numrit të Gjelbër 08007575, si dhe Rrjeteve Sociale ), AKU ka marrë 5 raste denoncimi nga qytetarët.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU 

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme