AKU vijon kontrollet rigoroze për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, 4 subjekte (Magazinë ushqimore dhe Restorante) rezultojnë me kundravajtje, ndëshkohen me 6.1 milion lekë “gjobë” dhe u ndërpritet aktiviteti

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore në vend dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Nga kontrollet ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore:

  • Subjekti me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë” Lushnjë, ushtronte ak tivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit. U evidentuan një sërë produktesh të cilat tregtoheshin përtej afatit të tyre të përdorimit (cajra, koktejl, buding, biskota, amareta, akullore) si dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” 2,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” 300,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
  3. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  4. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  5. “Gjobë” 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
  6. “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
  • Subjekti me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  3. “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
  • Subjekti me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  3. “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
  • Subjekti me aktivitet “Restorant, produkte mikse” Durrës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në mure dhe tavane kishte prezencë lagështire e myku, frigoriferët dhe dritarja kishin prezencë ndryshku), pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetkontrollit.Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” 300,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
  2. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të planit/manualit të vetkontrollit), si dhe
  4. “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme