AKU kontrolle rigoroze në Jug të vendit, ndërpret aktivitetin e 3 subjekteve, bllokon dhjetra kg produkte të pasigurta për konsum dhe ndëshkon me 3.85 milion lekë kundravajtjet ligjore në furrë buke, market e fast food

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Task Forca e ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU Vlorë kanë kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

  • Subjekti me aktivitet “Tregtim me shumicë dhe pakicë e produkteve ushqimore dhe furrë buke” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B). Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (dyshemeja e dëmtuar dhe e çarë si dhe prezencë myku në mure etj.), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 33 kg mocarela të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti).
  2. “Gjobë” 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  3. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  4. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  5. “Gjobë” 50,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
  6. “Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

 

  • Subjekti me aktivitet “Market ushqimor” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistemin e gjurmueshmërisë, pa planin/manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 39 kg gjalp e paetiketuar. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  4. “Bllokimi” i sasisë prej 39 kg gjalp i konstatuar i pasigurt për konsum human dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

 

  • Subjekti me aktivitet “Fast food” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A), në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti me dalje në ambjenitn e prodhimit), pa sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. U konstatua gjithashtu dhe sasia prej 80.5 kg djath kaçkavall dhe 60 kg gjizë të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  3. “Bllokimi” i sasisë prej 140.5 kg produkte si dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kerkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të konsumatoreve dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes të sezonit turistik.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

 

 

 

 

 

 

   

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme