Krahas veprimtarisë së saj për informimin dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të Operatorëve të Biznesit Ushqimor për përmbushjen e kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në mbarë vendin. Nga kontrollet e ushtruara, rezulton se disa Operatorë të Biznesit Ushqimor ushtronin aktivitetin në shkelje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, përfshirë mos disponimin e licencës përkatëse, më konkretisht:
- Subjekti me aktivitet “Restorant”, Spille, rezulton se ushtron aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse (kategoria II.1.A), si dhe nuk dispononte manualin/planin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
- Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
- Gjobë me vlerën 200,000 lekë (mungesë të manualit/planit të vetëkontrollit),
- Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.
- Subjekti me aktivitet “Restorant”, Tiranë, rezulton se ushtron aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 11.1.A) dhe ndërkohë që ishte i regjistruar në QKB si FastFood, ushtron aktivitetin si “Restorant”. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
- Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
- Gjobë me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
- Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licensimin e tij.
- Subjekti me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa patur dhe zbatuar sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa manual vetëkontrolli. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:
- Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
- Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
- Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)
- Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.
- Subjekti me aktivitet “Magazinë Ushqimore”, Lushnjë, vijonte të ushtronte aktivitetin duke mos zbatuar detyrat e lëna me parë për përmbushjen e kërkesave ligjore, pa licencë përkatëse për aktivitetin, pa sistemi gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
- Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
- Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
- Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)
- Gjobë me vlerën 10,000 lekë për mosplotësimin e detyrave të lëna për plotësimin e mangësive ligjore,
- Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencmin e tij.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.
PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052