AKU vijon kontrollet për mbarëvajtjen e sezonit turistik, gjobit 3.15 milion lekë dy subjekte dhe bllokon 1 prej tyre

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë kontroll në dy subjekte, vendosen 6 gjoba me vlerë totale 3.15 milion lekë si dhe bllokohen dhjetra kilogram produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjithë vendin për mbarëvajtjen e sezonit turistik nëpërmjet garantimi të sigurisë ushqimore, ka kryer kontrolle zyrtare në dy subjekte në Rrogozhinë dhe Spille nga të cilat ka rezultuar se:

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “Supermarket”, Rrogozhinë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me liçensë në veprimtarinë përkatëse “shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz (supermarket)” (kategoria II,1,B). Në momentin e kontrollit në subjekt u konstuan produkte të pa etiketuara në gjuhën shqipe (vaj misri, vaj kikiriku, majonezë, salcë domateje, makarona, miell). Gjithashtu u konstatua një sasi prej 5 kg mocarela pa etiketë dhe pa dokumentacion shoqërues si dhe një sërë produktesh ushqimore me afat të kaluar përdorimi ( çokollatë, mini Croisant etj).

 

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

 

  1. Gjobë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licensën përkatëse,
  2. Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  3. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  4. Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  5. U bë bllokimi i produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

 

  • Nga kontrolli i ushtruar në një subjekt në Spille, u konstatua se subjekti ushtron aktivitetin si qebabtore i parregjistruar (pa nipt). Aktiviteti ushtrohej në një ambjent të hapur dhe jashtë kushteve higjeno–sanitare (pajisjet që përdoreshin për gatim kishin prezencë ndryshku). Në momentin e kontrollit në subjekt u konstatuan produkte ushqimore, kryesisht pula e qofte të ambalazhuara pa dokumentacion shoqërues (faturë tatimore dhe raport analiza përkatëse apo certifikatë veterinare)

 

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

 

  1. Gjobë 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  3. U mor masa e bllokimt të menjëhershëm të aktivitetit si dhe u bë bllokimi i produkteve të konstatuara si të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet për marrjen e masave për zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor me qëllim garantimin e një vere të qetë dhe të shëndetshme.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë)     |    Tel: 042254052

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme