AKU VIJON KONTROLLET E RREPTA NË GJITHË VENDIN

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me kontrollet rigoroze në Operatorët e Biznesit Ushqimor për të garantuar përmbushjen e kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konkurencës së ndershme dhe interesave të konsumatorëve.

1. Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Tiranë nё një subjekt u evidentua se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim tё produkteve tё pastiçerisë” në mungesë të licencës përkatëse dhe rregjistrit të shitjeve. Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa tё panotifikuara dhe qё nuk pёrmbushin kёrkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse;
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë;
  3. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin;
  4. “Bllokim i produkti” me destinacion asgjësimin e sasisë prej 225 kg produkte ushqimore;
  5. “Ndërprerje e aktivitetit”.

2. Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Fiersubjektin me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat përdorimi të kaluar (amareta, djath, kroasan, kek, çajra, çokollata, pije energjike, vafer etj).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit;
  2. “Bllokim i produktit” me afat përdorimi të kaluar me destinacion asgjësimin.

3. Kontrollet e kryera nga DRAKU Korçë subjektin me aktivitet “Përpunim qumështi”, si dhe analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djath i bardhë dhe djath kaçkavall), evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për ushqim të pasigurt;
  2. “Bllokim i produktit” në sasinë prej 500kg djath i papërshtatshëm për konsum për asgjësim.

4. Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Korçësubjektin me aktivitet “Njësi tregtimi” evidentoi kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” në vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare;
  2. “Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e këtyre kushteve.

5. Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve të kryera, ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton produkti “farë misri” e papërshtatshme për mbjellje. Procesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektorëve të AKU, Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Drejtorisë të Tatimeve.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHÊNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,