AKU NË KOMISIONIN EVROPIAN/ TAKIM SHPJEGUES PËR KAPITULLIN 13: “PESHKIMI – POLITIKAT MBI PESHKIMIN DHE SISTEMET E KONTROLLIT”

 

Delegacioni i Shqipërisë, kryesuar nga Zv/Ministrja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvillon takimin e rradhës në Komision Evropian. Takimi i parë ishte Takimi Shpjegues për Kapitullin 12: “Politikat e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përfaqësohet nga Drejtori i Përgjithshëm në këtë delegacion për Takimin Shpjegues të Kapitullit 13: “Peshkimi – Politikat mbi peshkimin dhe sistemet e kontrollit”.

Departamentet e Komisionit Evropian – DG MARE / DG NEAR shpjegojnë legjislacionin e Komunitetit në lidhje me përqasjen e Acquis dhe hapat për përafrim të legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.