Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të inspektores Tatjana Dizdari

Pas një hetimi administrativ paraprak të brendshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të inspektores Tatjana Dizdari. Shkarkimi i saj është bërë pasi ka lejuar kalimin e 66 mijë zogjve, në një kohë që Urdhri i Ministrit Nr. 671, datë: 06.01.2017 “Për disa masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Influencës Aviare (me patogjenitet të lartë H5N8)  ndalon importin dhe tranzitin e shpendëve të gjalla shtëpiake dhe të egra nga shtetet Greqi, Bullgari dhe Mali i Zi për në Republikën e Shqipërisë.

Duke mos toleruar asnjë lloj shkelje të cilat mund të sjellin pasoja në shëndetin e konsumatorëve shqiptar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha hapat ligjore deri në procedim penal ndaj inspektores Tatjana Dizdari.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e rrepta në mënyrë që të zbatohet urdhri i Ministrit Nr. 671 si dhe zbatimi me rigorozitet i dispozitave ligjore, në mbrojtje të konsumatorit Shqiptar.

09/02/2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,