DREJTORIA RAJONALE AKU DIBËR INSPEKTIME NË TË GJITHA PIKAT E THERJES DHE TË TREGTIMIT TË MISHIT

Referuar pamjeve të transmetuara në mediat informative lidhur me problematikën e therjes së kafshëve në ambiente të hapura, në rrugë nacionale dhe në njësitë e tregtimit të mishit në qarkun e Dibrës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron se:
Drejtoria Rajonale e AKU-së Dibër, ka kërkuar nëpërmjet shkresave zyrtare bashkëpunim me strukturat veterinare të pushtetit vendor. Gjithashtu më datë 21.12.2016 me afrimin e festave të fundvitit, i janë dërguar shkresa zyrtare bashkive të këtij qarku Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos me lëndë “Tërheqje vëmendje”, si dhe Drejtorisë së Policisë Qarkut Dibër, kjo duke marrë shkak nga situatat e krijuara në raste festash në njësitë administrative të qarkut, për zbatimin e kërkesave të Ligjit Nr. 87/2012 “Për miratimin e Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”, që të jenë në mbështetje të monitorimit të therjeve dhe tregtimit të mishit, në rrugët nacionale, pikat e shitjes së mishit dhe në pikat e therjeve , të cilat nuk janë të miratuara për ushtrimin e këtij aktiviteti. DRAKU Dibër kërkesës për bashkëpunim në këtë qëllim të përbashkët, i janë përgjigjur pozitisht, bashkitë Klos, Mat dhe Bulqizë, ndërsa bashkia Dibër nuk i është përgjigjur shkresës për bashkëpunim. Gjatë kësaj periudhe së cilës i referohemi, inspektorët e DRAKU-së Dibër kanë monitoruar, tregjet në Klos, Mat , Bulqizë dhe Dibër .
AKU Dibër në bashkëpunim me Policinë e Qarkut të Dibrës më datë 29.12.2016 ka kryer inspektime në të gjitha pikat e therjes dhe të tregtimit të mishit në qytetin e Peshkopisë. Në momentin e inspektimit , në 2 subjekte njësi tregtimi u gjet mish i pavulosur, trupa inspektuese mori masën administrative me gjobë dhe konfiskoi sasinë e mishit të pavulosur.
Gjithashtu në bashkëpunim me veterinerët e Drejtorisë së Bujqësisë në qytetin e Peshkopisë dhe veterinerët e bashkive që përfshin ky qark është kryer një monitorim për dermatozën nudolare. Më konkretisht në Bashkinë Mat është bërë groposja e një vici, i cili ka rezultuar i prekur nga dermatoza nudolare.
Qarku Dibër ka dy thertore të licencuara për ushtrimin e aktivitetit therje kafshësh, katër njësi therjeje dhe njëzet e tetë njësi tregtimi mishi.

23/01/2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme