AKU në Vlorë, masa ndaj subjekteve që s’plotësojnë kushtet e ushqimeve gjatë transportit

Të parandalosh një sëmundje, është më e lehtë sesa ta kurosh atë. Kjo shprehje e zakonshme e mjekëve, i shërben edhe sigurisë ushqimore. Drejtoria Rajonale e AKU-së në Vlorë, në kuadër të parandalimit të nxjerrjes në treg të produkteve ushqimore, që nuk plotësojnë standartet, nuk janë prodhuar apo mbajtur në kushte të duhura, ka ndërmarrë një aksion për kontrollon e automjeteve që transportojnë produkte ushqimore drejt tregjeve apo marketeve në këtë qark. Kështu, më 9 mars 2016, pas miratimit të planit të punës nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Isuf Shehu, për kontrollin e automjeteve që transportojnë produkte ushqimore, në hyrje te aksit rrugor Fier-Vlorë, inspektorët e AKU-së së Vlorës, që në orën 06.30, nisën aksionin për inspektimin e mjeteve që transportojnë produkte me qëllim shpërndarje në operaorët ë biznesit ushqimor në Qarkun Vlorë.

Nga inspektimet, situata është paraqitur mjaft problematike dhe janë marrë masa administrative “gjobë” ndaj subjekteve te poshtepermendur dhe bllokime produktesh
Rastet e konstatuara janë si mëposhtë:

Subjekti Nezir Bida, “Bulmet Lushnjë” – Produkti djath kaçkavall që transportohej, u konstatua pa fletë-analizë dhe pa etiketë. Ndaj tij u mor masa gjobë në vlerën 100.000 lekë.
Subjekti Niko Semanjaku, “Tregtim Mishi” – Produkti sallam transportohej i paetiketuar dhe ndaj tij u mor masa administrative gjobë me vlerën 100.000 lekë.
Subjekti Ligor Lengu, “KMY” – Sistemi ftohës në mjetin transportues frigoriferik nuk ishte në funksion. Ndaj tij u mora masa 100.000 lekë gjobë.
Subjekti Gentian Babani “Shkodër” – Sistemi ftohes i mjetit transportues nuk ishte në gjëndje pune. Mishi që transportohej ishte i papajisur me certifikatë veterinare, produkti sallam transportohej pa dokumentacion (flete-analizë) shoqeruese. Ndaj këtij subjekti u vendos gjobë në vlerën 500.000 lekë.
Subjekti Adnand Hako, “HAKO” – Sistemi ftohës i mjetit transportues nuk ishte në gjendje punë dhe ndaj tij u mor masa gjobë në vlerën 100.000 lekë.
Subjekti Erges Osmani, “ERDA SHPK” – Sistemi ftohës i mjetit transportues nuk ishte në funksion dhe u gjobit me 100.000 lekë.
Subjekti Selami Kamberi, “EKA 2001″ – Sistemi ftohës i automjetit transportues nuk ishte në punë, në etiketë nuk jane të shënuara kushtet e ruajtjes së produktit. Për këto arsye, subjekti u gjobit me 100.000 lekë.
Subjekti Aqif Çela, “MIRELI”, Tregtim Bulmeti – Mungojnë fletëanalizat për produktet që transportohen (djath i bardhë, salcë kosi, gjizë), mjeti transportues nuk është i pajisur me leje higjeno-sanitare për të kryer këtë process. Inspektorët e AKU e gjobiten me masën 200.000 lekë.
Subjekti Niko Semanjaku, “Tregtim mish derri” – Sistemi ftohës në mjetin transortues nuk u gjet në punë, u konstatua prezencë ndryshku në bazamentet mbajtëse të produktit dhe ndaj tij u vendos gjobë në masën 200.000 lekë.
Subjekti Robert Gjoni, “ROAL” – Mjeti transportonte produkte të cilave u kishte kaluar afati për konsum. Ndaj tij u vendos gjobë në vlerën 500.000 lekë, megjithëse subjekti pretendoi se e kishte mall të kthyer nga një subjekt në Fier, por në atë moment, inspektorëve të AKU nuk iu vendos në dispozicion asnjë dokument që e vërtetonte këtë.

AKU garanton konsumatorët, se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj operatorëve të biznesit ushqimor, të cilët nuk plotësojnë kushtet e prodhimit e tregtimit.

11/03/2016

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme