AKU mbyll një furrë buke në Lushnjë, s’plotësoi detyrat e lëna nga inspektimi
Moszbatimi i detyrave të lëna nga inspektorët e AKU, i ka kushtuar jopak një furre buke në qytetin e Lushnjës. Në lagjen “L.Dhamo” të Fierit, inspektorët e AKU kontrolluan furrën e bukës në emër të subjektit “Niko Ferra”, ndaj të cilit, dy javë, konkretisht më 18.02.2016, më parë kishin lënë detyra për përmirësimin e kushteve, të cilat konsistonin kryesisht në ato higjeno-sanitare.
Më 1 mars 2016, inspektorët e AKU rikontrolluan subjektin “Niko Ferra”, për të verifikuar nëse ishin plotësuar detyrat e lëna nga inspektimi i mëparshëm apo jo. Sipas raportit të mbajtur nga trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Fier, subjekti nuk ka realizuar detyrat e lëna. Për këtë arsye, inspektorët e AKU e gjobitën subjektin me 30.000 mijë lekë, si dhe pezulluan aktivitein e tij, deri në plotësim të kushteve, sipas detyrave të lëna nga inspektorët e AKU. Në momentin kur subjekti pretendon se ka bërë përmirësimet e duhura, atëherë ai duhet të njoftojë AKU-në, e cila pas verifikimit, do të japë miratimin për rifillimin e aktivitetit, ose jo, deri në plotësimin rigoroz të të gjitha detyrave të lëna.
01/03/2016