Sqarim për konsumatorin për njoftimin e datës 20.4.2022

Referuar njoftimit publik të datës 20.4.2022 të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mbi veprimtarinë ditore të institucionit, shkeljet e evidentuara, masat administrative të vendosura, si dhe bllokimit apo asgjësimit të produkteve ushqimore, sqarojmë se është kryer 1 bllokim produkti në sasinë 0.0042 tonë, referuar shkeljes ligjore të tregtimit të produkteve ushqimore të paetiketuara, në kundërshtim me kërkesat ligjore. Gjithashtu janë kryer 2 asgjësime të produkteve ushqimore në sasinë 12.624 tonë, me kërkesë të vetë subjektit dhe 1510 vezë, prodhim i datës 2.4.2022, të asgjësuara për shkak të influencës aviare.

Theksojmë se produkti vezë i asgjësuar është prodhim i subjektit me inicial “H”, i cili është i karantinuar dhe asnjë produkt i këtij subjekti nuk del në treg, por bllokohet në mënyrë të menjëhershme me qëllim asgjësimin e tyre.

Sigurojmë konsumatorët se të gjitha produktet e vezës të hedhura në treg plotësojnë kërkesat ligjore dhe të sigurta për konsum.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme