AKU – Gjobë dhe bllokim aktiviteti për subjektin në Lushnje.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në qarkun e Fierit për garantimin e mëtejshëm të sigurisë ushqimore. Sektori i Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor si dhe Sektori i Koordinimit të Kontrollit Zyrtar së bashku me inspektorët e Drejtorisë Rajonale Fier, kreu kontrollin zyrtar në subjektin me iniciale “S. C.” në qytetin e Lushnjës.

Nga kontrolli i kryer, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, nuk kishte realizuar detyrat e lëna nga inspektimi paraardhës, tregtonte produkte me etiketë të pa notifikuar si dhe kishte prishur shenjat dalluese nga inspektimi i mëparshëm.

Ndaj shkeljeve të konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi masë administrative “Gjobë” me vlerë 650,000 mijë lekë si dhe u la afat kohor për plotësimin e detyrave të lëna.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.