Sot AKU ka kryer 134 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

Sot AKU ka kryer 134 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në subjekte si: stabiliment përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, bulmetore, përpunim peshku, tregtim mishi, furrë buke, thertore, kopshte, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 12 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Gjithashtu janë asgjësuar 16.249ton produkte ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 11 mostra produktesh për analizim të treguesve të ndryshëm.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.