AKU ka kryer 187 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme

 

AKU ka kryer 187 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në: kategori e veçantë, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, bulmetore, përpunim peshku, tregtim mishi, furrë buke, stabiliment vezësh, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mangësi në planin HACCP.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 36 mostra produktesh për analizim të treguesve mikrobiologjikë dhe mbetje pesticidesh.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.