AKU ushtroi 132 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 

AKU ushtroi 132 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: fast-food, magazina ushqimore, tregtim peshku, njësi tregtimi bulmeti, baxho, njësi tregtimi produkteve te mishit, kategori sociale si kopshte dhe çerdhe, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 27 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 18 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme