AKU gjatë aktivitetit të kryer ditën e sotme ushtroi 150 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 

AKU gjatë aktivitetit të kryer ditën e sotme ushtroi 150 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: furra buke, përpunim ambalazhim vaj ullinj, baxho, magazinë ushqimore, depo farmaceutike, thertore, kopshte dhe çerdhe, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 33 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 2 gjoba për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produktit dhe produkte pa etiketë.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 14 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte brumi dhe buke.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore! 
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme