TË SHMANGËSH KONTAMINIMIN E TËRTHORTË

 

Ju mund të shmangni kontaminimin e tërthortë duke mos e larë pulën ose duke e lënë pulën e papërpunuar të jete në kontakt me ushqimet e gatshme.

Higjiena e mirë personale do të ndihmojë në sigurimin që bakteret me të cilat keni rënë në kontakt të mos kalojnë në ushqimin e familjes tuaj.

 

Bakteret e ushqimit

Bakteret e shkaktuara nga ushqimi mund të përhapen me anë të kontaminimit të tërthortë. Për shembull, nëse ushqimet e papërpunuara dhe të gatuara ruhen së bashku, bakteret do të përhapen nga ushqimi i papërpunuar në ushqimin e gatuar.

 

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndiqni rregullat, të cilat janë:

  • pastrim
  • ftohje
  • gatim
  • shmangia e ndotjes së tërthortë.

 

Disa baktere ushqimore gjithashtu mund të përhapen nga kafshët shtëpiake te njerëzit dhe nga personi në person përmes mungesës së kushteve higjienike, të tilla si mos larja e duarve, pasi shkoni në tualet ose pasi trajtoni /prekni/kujdeseni për kafshët shtëpiake.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme