Sot AKU ka kryer 144 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme

 
Sot AKU ka kryer 144 kontrolle zyrtare 🔍dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: magazina fruta perime, baxho, stabiliment grumbullim / paketim caj dhe ereza, grumbullim / paketim pije alkolike, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për liçensim.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim 🚫për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 3 mostra 🔬në produkte ushqimore të ndryshme dhe janë asgjësuar 45t produkte.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.