Sot AKU ka kryer 125 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme

 
Sot AKU ka kryer 125 🔍kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: magazina fruta perime, baxho, anije peshkimi, stabiliment grumbullim / paketim vaj ulliri, grupe te vecanta si cerdhe, konvikt, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / ☎️nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për liçensim.
 
⛔️Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për produkte të pacertifikuara.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 10 mostra 🔬në produkte ushqimore të kategorive të ndryshme, si fruta-perime per mbetjen e pesticideve dhe janë asgjësuar 5.008t produkte ushqimore te ngurta dhe 1498L për afat të tejkaluar përdorimi dhe të dëmtuara.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme