PERIME TË NGRIRA

 

Shumica e perimeve të ngrira, duke përfshirë misrin e ëmbël, kanë nevojë të gatuhen përpara konsumit.

Nëse synoni të përdorni misër të ngrirë si pjesë e një sallate të ftohtë, kontrolloni instruksionet në paketim në fillim. Kjo vlen për të gjitha llojet e perimeve të ngrira: kontrolloni udhëzimet e ruajtjes dhe gatimit në paketim. 

Pas gatimit, ushqimi duhet:

  • Të ftohet sa më shpejt të jetë e mundur (në mënyrë ideale brenda 2 orëve);
  • Të ruhet në frigorifer;
  • Të konsumohet brenda 2 ditëve.

Metodat e gatimit

Nëse ushqimi gatuhet në furrë, bëhet nëpërmjet një kombinimi të tre metodave të ndryshme të transferimit  të nxehtësisë.

Nxehtësi rrezatuese ose direkte

Kjo është metoda ku flakët në pjesën e pasme të një furre me gaz ose elementi në një furrë elektrike gatuajnë ushqimin.

 

Përçueshmëri

Kjo është metoda ku nxehtësia kalon nëpër raft, në tavën / enën e pjekjes dhe më pas në ushqim.

 

Konvekcion

Kjo është metoda ku ajri brenda furrës nxehet dhe lëviz mbi dhe përmes ushqimit. Është veçanërisht e rëndësishme në një furrë dhe është arsyeja pse këto ushqime gatuhen më shpejt.

 

Cilat janë risqet?

 

Edhe nëse jeni i/e prirur dhe i ndjeshëm ndaj helmimeve ushqimore, shumica e mikro-organizmave zakonisht janë të padëmshëm për shumicën e njerëzve. Megjithatë, disa mikro-organizma në ushqim dhe ujë mund të shkaktojnë infektime serioze tek njerëzit, sidomos tek ata të cilët barrierat mbrojtëse i kanë më të dobëta.

Një ndër ushqimet me risk të lartë konsiderohen edhe perimet e ngrira dhe të cilat konsumohen pa kaluar më parë një gatim.

Perimet e para-përgatitura dhe të ftohura të servirura të ftohta ose që ringrohen janë me risk përveçse kur përgatiten në respektim strikt të kontrollit ‘gatuaj-ftoh’ (këto kontrolle kanë të bëjnë me gatimin e plotë të ushqimit, që pasohet nga një ftohje e shpejtë e tyre dhe më pas ruajtjeje në temperaturë të kontrolluar për një sërë ditësh).

 

Opsioni më i sigurte

Perimet e ngrira duhen gatuar sa më mirë përpara konsumit.

 

Sa gjatë mund të mbahen të ngrira perimet dhe frutat?

Perimet – deri në një vit

Frutat – deri në 6 muaj

 

Në momentin që i futni në ngrirje, vërini një etiketë me datën e ngrirjes.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.