Sot AKU ka kryer 111 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme

Sot AKU ka kryer 111 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: furrë buke, restorant, kopësht, magazinë ushqimore, fast food, njësi tregtimi fruta perime, stabiliment peshku, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), mbi kërkesat për liçensim.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 15 masa administrative me paralajmërim dhe 3 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Gjithashtu u asgjësuan 344kg produkte ushqimore dhe 522 copë cigare.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 23 mostra në produkte ushqimore të kategorive të ndryshme, si produkte buke dhe pije alkolike si dhe ne plehëra për përdorim për bujqësinë.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.